FBI paralajmëron: Mos përdorni këto faqe – po vjedhin të dhënat

Shpërndaje

Ky paralajmërim erdhi pasi FBI vuri re një numër të shtuar të rasteve të raportuara. Kohët e fundit, paralajmërimet e lidhura me sigurinë kibernetike nga FBI janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. I fundit, edhe pse është lëshuar kryesisht për përdoruesit amerikanë, tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të internetit në mbarë botën.

Në paralajmërimin të publikuar në faqet zyrtare të FBI, kërkohet nga përdoruesit që të ndalojnë përdorimin e faqeve që ofrojnë shërbime për konvertimin falas të dokumenteve nga një format në tjetrin (të ashtuquajturat “document converters”). Sipas FBI, agjentët e tyre kanë pranuar një numër të shtuar raportimesh për mashtrime që përfshijnë mjete falas për konvertimin e dokumenteve. Këto faqe fshehin programe të dëmshme që përdoren për të vjedhur informacionet personale të viktimave dhe, në rastet më të këqija, për të nisur ransomware në pajisjen e viktimës.

Kriminelët kibernetikë në mbarë botën përdorin çdo lloj mjeti falas për të konvertuar dokumentet në formate të tjera. Ata gjithashtu krijojnë faqe që premtojnë bashkimin e dokumenteve JPG në një PDF ose shkarkimin e dokumenteve MP3 ose MP4, thonë nga FBI. Ata shpjegojnë se kriminelët kibernetikë krijojnë faqe interneti që duket se ofrojnë konvertimin falas të dokumenteve nga një format në tjetrin.

Por, në vend të dokumenteve, përdoruesit shkarkojnë programe të dëmshme në kompjuterët e tyre. Për më tepër, është e mundur që të “vjedhën” të dhëna nga vetë dokumentet – emra, informacione për kriptovalutat, fjalëkalime, adresa elektronike dhe të tjera.

Mashtruesit imitojnë adresat e faqeve të ligjshme duke ndryshuar një shkronjë në adresën e saj, shpjegojnë nga FBI. Përdoruesit që arrijnë në këto faqe përmes motorëve të kërkimit janë veçanërisht të rrezikuar, pasi algoritmet tani përfshijnë rezultate të paguara që mund të jenë të rreme.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme