Arrestohen dy persona në Malishevë, sulmuan me thikë një burrë

Shpërndaje

Dy persona janë arrestuar në Kijevë të Malishevës, njëri prej tyre i mitur, nën dyshimin se kishin sulmuar me thikë një burrë.

Sipas policisë, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, njëri i mitur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me një mjet të mprehtë (thikë). Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme