Arrestohet një 27-vjeçar në Tiranë, mbajti të miturën në banesë pa dëshirën e saj

Shpërndaje

Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi që dyshohet se ka mbajtur në banesë pas dëshirën e saj një 15-vjeçare.

Sipas policisë, gjatë kontrollimit të të dyshuarit i është gjetur një thikë, transmeton Klankosova.tv.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Gj., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka mbajtur në banesë, pa dëshirën e saj, një 15-vjeçare, të cilën gjithashtu dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Gjatë kontrollit fizik, të arrestuarit iu gjet një mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme