Redon Berani publikon këngën e re “Gocë nga Tirana”

Shpërndaje

Këngëtari i njohur shqiptar, Redon Berani, ka prezantuar ditën e diel këngën e re. “Gocë nga Tirana” titullohet ky projekt, i cili ka rikthyer një version të ri, të atij që kishte realizuar Ermal Fejzullahu vite më parë.

Teksti u shkrua nga vet Redoni, me ‘beat’ nga Robert Berani dhe me producim nga Berani Music. Videoja u realizua në Tiranë dhe për këtë u përkujdes ‘Visuals by lekë’.

Tashmë të plotë këngën mund ta gjeni në platformën muzikore, YouTube. Redoni mori vëmendje të madhe këto kohë me paraqitjen në edicionin e katërt të Big Brother VIP. Ai hyri së bashku me të ëmën, por qëndruan vetëm një javë në këtë garë.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme