Koçani i parë nga shqiptarët

Shpërndaje

Shkruan: Ramadan RAMADANI

Edhe pse rasti tragjik në Koçani është një ngjarje e rëndë për historinë e këtij shteti dhe një humbje shumështresore dhe ende vazhdojnë krejt pasojat nga ky rast, sidomos trajtimi i të plagosurve dhe aspekti i protestave për zbardhjen e përgjegjësisë që e bën të jetë ende një rast i freskët, aktual dhe në zhvillim e sipër, mendoj se mund të nisin të analizohen aspekte të ndryshme nga kjo tragjedi dhe sidomos një analizë konteksti se çka, ku dhe kur i ka ndodhë kjo, jo vetëm Koçanit, por krejt vendit. Disa pika të përgjithshme dhe disa shqiptare, kryesisht të pashtjelluara në opinion.

1- e para që duhet cekur është se kjo është një humbje e madhe shumështresore e vendit pasi aty kanë humbur jetën një numër i madh të rrinjsh, gati një gjeneratë e tërë e një qyteti të vogël të zbrazur nga ikjet e mëparshme, brenda dhe jashtë vendit

2-shtresa e dytë e humbjes është se sipas krejt asaj që dihet deri tani kjo ka ndodhur në një koncert të njërit nga grupet më të popullarizuara maqedonase për momentin ku kanë humbur jetën edhe shumica e atyre artistëve që kanë performuar atë natë

3-për koncert ka tjera parametra dhe duhet analizuar krejt infrastruktura e atij qyteti se pse duhet të funkcionojë kështu një sub-sistem kulturor ku kësi ngjarje të mëdha mbahen në vende si ai objekt që më shumë dukej si angar, e jo në pallat të kulturës dhe hapësira tjera të ngjajshme për të cilat direkte është përgjegjëse Ministria e Kulturës dhe Komuna të cilat janë humbur krejt e nuk janë prononcuar deri më tani për këtë rast?!

4-shtresë tjetër e humbjes është se kjo u perceptua si një humbje mbarëkombëtare për krejt shtetin dhe qytetarët pasi në fotot e para të publikuara objekti shumë i ngjante pamjeve nga qytete dhe fshatra në Maqedoni që janë katandisur në aso gjendje pa standarde dhe kritere dhe krejt qytetarët e panë se mund të ishin aty edhe kur nuk janë në “disko” por edhe nëpër shtëpi, shkolla, spitale, kafene e bile edhe kur janë nëpër xhami dhe kisha sepse në shumë objekte në këtë shtet nuk janë të plotësuara standardet për mbrojtje nga zjarri dhe për evakuim!

5- Shqiptarët si komunitet në vete, pakthyeshëm e kaluan testin e bashkndjesisë dhe bashkjetesës me krejt dhimbjen, kujdesin dhe solidaritetin për këtë rast dhe humbje të madhe. Themi pakthyeshëm pasi nga frika e protestave tani ka tendenca që të kthehet konteksti ndëretnik e që edhe me këtë rast u vërtetua se është kontekst qytetar kundrejt shtetit ligjor dhe sundimit të së drejtës.

6- Shqiptarët dhe qytetarët tjerë arritën të bëjnë ndërlidhjen me tragjedi të ngjajshme si Spitali Modular, Besa Trans dhe Durmo Turs, raste këto ende pa epiloge gjyqësore ku njëjtë kishte mbulime faji, licenca fallso dhe tjera përngjasime, njësoj me plot viktima!

7-VLEN si përfaqësues shqiptar nxori ministrin më të kthjellët tërë këtë kohë të krizës me rastin dhe viktimat Ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari, aq sa këto ditë vërehet një xhelozi nga ana e disa përfaqësuesve politik maqedonas që është arsyeja kryesore për tentativa për minimizim të rolit dhe punës të tij. Pra komenti i ynë i parë për krejt këto që këtyre ditëve spekulohen rreth këtij lideri politik është shprehja që përdorin të rinjtë dhe të rejat: Xhelozia është në pyetje!

8- VLEN si përfaqësues shqiptar në qeveri me presionin dhe forcën politike ishte më meritori që menjëherë shteti bëri kërkesën tek BE për aktivizim të mekanizmit mbrojtës të BE-së nëpërmjet të cilit u mundësua trajtimi jashtë i disa prej të plagosurve, por edhe prap rishfaqi orientimin strategjik politik. Kjo gjë e vëndoi sipër VLEN pasi vetëm disa ditë më parë edhe nga kryeministri edhe nga pjesa tjetër maqedonase e qeverisë shfaqej gati një vner ndaj BE-së.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme