Note 50S 5G+, telefoni i mençur që mbanë erë

Shpërndaje

A keni dashur ndonjëherë të kishit një telefon të mençur që mban erë? Infinix beson se shumë janë, ndaj po përgatitet të prezantojë modelin Note 50s 5G+, premiera e të cilit është planifikuar për 18 prill në Indi.

Ky telefon sjell të ashtuquajturën teknologji scent-tech, shkruan GSM Arena.

Është një sistem që lejon çlirimin e aromave nga pjesa e pasme e pajisjes, transmeton Telegrafi.

Teknologjia bazohet në mikrokapsulimin – një proces në të cilin molekulat e aromës mbyllen në kapsula mikroskopike.

Kapsulat janë të ngulitura në pjesën e pasme të kornizës prej lëkure artificiale, dhe aroma lirohet gradualisht dhe jep një përshtypje të lehtë, freskuese.

Duhet të jetë delikate dhe të zgjasë rreth gjashtë muaj, megjithëse intensiteti dhe kohëzgjatja do të varet nga përdorimi dhe kushtet si temperatura dhe lagështia.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme