Mickoski: Sfida dhe qëllimi ynë si Qeveri në periudhën e ardhshme është ngritja e statusit social dhe ekonomik të romëve

Shpërndaje

Sfida dhe qëllimi ynë si Qeveri në periudhën e ardhshme është ngritja e statusit social dhe ekonomik të romëve, thotë kryeministri Hristijan Mickoski me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve.

“Maqedonia është një vend që historikisht dhe tradicionalisht ka qenë gjithmonë shembull i tolerancës, mirëkuptimit dhe gjithëpërfshirjes së qytetarëve të saj, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike apo fetare. Sfida dhe qëllimi ynë si Qeveri dhe si shtet në periudhën e ardhshme është ngritja e statusit social dhe ekonomik të romëve dhe me këtë përmirësimi i pozitës së përgjithshme të romëve në të gjitha fushat e jetës shoqërore”, thekson kryeministri Mickoski.

Ai shton se ky është një proces që duhet të fillojë me aksesin e plotë në sistemin arsimor, nëpërmjet një sistemi të organizuar dhe institucional të mbrojtjes nga diskriminimi, deri në përfshirjen absolute të romëve në rrjedhat ekonomike dhe sociale të komunitetit tonë.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme