Livia thotë se ka marrë fund raporti me Mevlanin

Shpërndaje

Livia Brunga mori vëmendje të madhe me paraqitjen në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

Ajo brenda u komentua tejet shumë për raportin me Mevlan Shabën, pasi bëri disa deklarata të forta.

Pas daljes, bukuroshja është rikthyer aty ku mori famën, në programin e dashurisë “Përputhen”.

Foto: Screenshot/Instagram
E pyetur nga moderatorja Megi Pojani nëse ka marrë fund çdo gjë, ajo ka qenë e prerë.

“Po tash momentalisht mund të them që ka marrë fund”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram
Më pas iu ndërrua pyetja duke i thënë nëse është akoma e dashuruar në të.

“Dashuruar është fjalë shumë e madhe, jam e dashuruar vetëm me veten. Nuk gënjej”, theksoi ndër tjerash.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme