Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se me datë 15 të këtij muaji, në pikën kufitare “Tabanoc” , gjatë kontrollit ka paraqitur patentë shofer të falsifikuar.
“Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ka ngritur kallëzim penal kundër A.S. (37) nga Kosova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale të “falsifikimt të dokumentit”. Me datë 15.04.2025, në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në hyrje të shtetit, i dyshuari ka paraqitur për kontrollim patentë shoferin e falsifikuar”, thonë nga MPB.