Tryezë e rrumbullakët: Gjykata Kushtetuese – institucioni më i pareformuar në vend në 34 vitet e fundit

Shpërndaje

“A na duhet Ligj për Gjykatën Kushtetuese?” është tema e tryezës së sotme të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese e cila ka për qëllim të hapë debat mbi nevojën e miratimit të një ligji të veçantë që do të rregullonte punën e Gjykatës Kushtetuese, përmes dialogut midis përfaqësuesve të institucioneve, profesionit ligjor dhe sektorit civil.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në fjalën e saj hyrëse tha se sipas saj Gjykata Kushtetuese duhej të ishte reformuar shumë kohë më parë dhe se është mirë që debati po zhvillohet tani, pikërisht në institucionin më të pareformuar.

“Nëse më pyesni mua, unë jam pro kompetencave më të gjera të Gjykatës Kushtetuese. Kompetenca më e gjerë nuk mund të rregullohet me miratimin e një ligji. Së pari të zgjerohet lista e mbrojtjes për liritë dhe të drejtat. Për më tepër, të saktësojmë se nga nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare deri në hyrjen e tyre në fuqi, Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të ndërhyjë”, theksoi Siljanovska Davkova.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, në hapje të debatit, tha se gjatë 30 viteve të fundit ka parë dy konstante mbi këtë çështje që janë komplementare – konstanta e parë, pse dhe kujt i duhet status kuo-ja në gjyqësinë kushtetuese dhe konstanta e dytë është debati rreth përzgjedhjes se kujt i lejohet të jetë gjyqtar kushtetues dhe punës së Gjykatës Kushtetuese. Dy konstantet, thotë ai, janë komplementare me njëra-tjetrën.

“Sipas mendimit tim, nevojitet Ligj për Gjykatën Kushtetuese. Por jo çfarëdo ligji, por një ligj 2/3 ose të zbatohet modeli kroat dhe të miratohet një ligj kushtetues që do të rregullonte më tej punën e gjyqtarëve kushtetues”, ka thënë Kostadinovski.

Qytëtarët, sipas Kostadinovskit duhet të dinë se kush janë gjyqtarët kushtetues dhe ata duhet të dalin publikisht dhe kështu të ketë një barrierë se kush mund të jetë gjyqtar kushtetues.

Fjalë hyrëse në debat mbajtën edhe Mihalis Rokas, ambasador i Bashkimit Evropian, Petra Dreksler, ambasadore e Gjermanisë dhe Anxhela P. Ageler, ambasadore e SHBA-së.

Pastaj do të vijojë prezantimi i gjetjeve nga analiza e nevojës për të miratuar Ligj për Gjykatën Kushtetuese të përgatitur në kuadër të një projekti të financuar nga BE-ja me folësit Karsten Manke, lider i ekipit dhe ekspertët e lartë ligjor Martin Sopronov dhe Margarita Caca Nikollovska.

Pikëpamjet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të shpjegohen nga gjyqtaret Ana Pavllovska-Daneva dhe Tatjana Vasiq-Bozaxhieva, ndërsa mendime mbi profesionin ligjor do të japin profesorët Tanja Karakamisheva-Jovanovska, Jeton Shasivari, Denis Preshova dhe Renata Deskoska.

Nga sektori civil, pikëpamjet do t’i paraqesin Darko Avramovski nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” dhe Bojan Tërpevski nga Asociacioni i avokatëve për të rinj të Maqedonisë.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme