Pas 12 vjetëve pauzë, Shkupi u lidh në rrugë ajrore me Amsterdamin, pasi kompania ajrore holandeze me buxhet të ulët Transavia e realizoi fluturimin e parë mbrëmë në orën 21 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Kompania ajrore holandeze do të fluturojë në relacionin Amsterdam – Shkup-Amsterdam dy herë në javë, të enjten dhe të dielën. Të enjten, aeroplanët e kompanisë ajrore holandeze do të mbërrijnë në aeroportin e Shkupit në orën 9:35, ndërsa do të fluturojnë drejt aeroportit Shipholl në orën 10:25. Të dielën, Transavia do të zbresë në kryeqytetin e Maqedonisë në orën 20:45, ndërsa do të fluturojë drejt kryeqytetit të Holandës në orën 21:35.