Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani njoftoi e ka zhvilluar takim me përfaqësues të EUDA me të cilët kanë diskutuar luftën kundër trafikimit të drogës.
Njoftimi i plotë i ministrit Murtezani:
Sot pata takim të rëndësishëm me përfaqësues të Agjencisë Evropiane për Droga (EUDA), në të cilën u diskutua për sfidat e përbashkëta në luftën kundër trafikimit me drogë. Diskutuam për rëndësinë e paralajmërimit të hershëm, përforcimin e kapaciteteve institucionale dhe haromozimin me standardet evropiane – tema të rëndësishme për afrimin tonë drejt BE-së.
Gjithashtu mbetemi të përkushtuar ndaj agjendës evropiane dhe mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve tanë.