Euro-integrimi i Maqedonisë në karikaturë

Shpërndaje

Shkruan: Ramadan RAMADANI

Paramendoja nëse kishte një fushatë intensive euroskeptike ku mezi shumica politike maqedonase kishte ripublikuar tekste të vjetra në shqip nga Gjergj Fishta për Evropën dhe karakterin e saj, sigurisht tekste të shkruara në një kontekst krejt tjetër atëherë, për t’i bindur shqiptarët se nuk duhet të insistojnë në procesin e euro-integrimeve të vendit. Ose se ndërmarrin hapa serioze për hapjen e ambasadës në Azerbejxhan dhe rëndësinë e marrëdhënieve me këtë shtet europian, por jashtë BE-së. Ose se bota ka edhe forca, aleanca dhe alternativa tjera përveç BE-së dhe të tërheqin krejtësisht shtetin nga ky proces. Ama jo. Këtu nuk ndodhë asgjë e tillë ose e ngjashme në këtë drejtim. As iniciativa politike, as mund e as pare nuk harxhohen për këtë gjë. Vetëm shfaqje dhe deklarata për publikun se euro-integrimet janë proces kyç dhe aq.

Do mundohemi me fjalë të vizatojmë një karikaturë që ndoshta më së miri ilustron situatën me çështjen e euro-integrimeve të vendit. Këtu neve na ka ndodh se ka dal dikush dhe thotë unë frikohem prej udhëtimit me aeroplan, këtë frikë e kam iracionale nuk mundem ta shpjegoj ama shkaku i kësaj krejt familja, fqinjët dhe bashkudhëtarët tjerë nuk duhet të hipim në aeroplan. Ndërkohë që tash edhe Shqipëria ka bërë “checking-un” dhe hyp shkallëve për në atë aeroplan e ky vend e shtet i yni përveç në veri me Kosovën dhe Serbinë nga krejt anët do jetë i rrethuar me BE. Ajo që e bën këtë karikaturë ende më shumë karikaturë këtu dalin dhe flasin për atë se me të vërtetë me aeroplan arrihet për shumë kohë të shkurtër në Bruksel dhe as nuk tregojnë se a ka alternativa tjera për këtë destinacion dhe sa zgjasin ato. A ka organizim me vetura, autobus ose tren? Vetëm përmendet se ndonjëherë do ketë hekurudhë deri në Beograd e Budapest. Ama asgjë për atë se çka për më tej?! Asgjë nuk u shpjegohet atyre që nuk duan të dinë për Beograd, Kraljevë e Valjevë dhe as që bie kjo rrugë andej?!

Bile ajo që thuhet nga ana e përfaqësuesve politik, deri edhe ministra, është edhe kontradiktore sepse njëkohësisht këto i thonë Brukselit, BE-së dhe botës nuk duhet çështjet bilaterale të jenë kusht, e të tjera fjali të ngjashme, ndërkohë që duan që këtë çështje ta trajtojnë si bilaterale me Bullgarinë?! Ne duam të merremi vesh dhe bisedojmë me Bulgarinë si dy palë në mënyrë bilaterale për një çështje që mendojmë se nuk duhet të jetë bilaterale?!E ndërkohë kjo për çka duan të bisedojnë pa bërë asgjë është diçka moti kohë e negociuar dhe marrëveshje e kryer multi-raterale, me krejt BE-në dhe për çka është kontraktuar dhe nënshkruar para tre vjetëve një konsensus i brendshëm dhe i jashtëm politik: ndryshimet e preambulës së Kushtetutës me përfshirje të bullgarëve në të!

T’i kthehemi udhëtimit me aeroplan dhe karikaturës për të kuptuar më së miri se çka thuhet dhe nuk bëhet aktualisht në lidhje me këtëçështje: këtu pra kemi të bëjmë me një udhëtar i cili jo vetëm biletin, por edhe “checking-un” e ka bërë më, me një marrëveshje dhe rregulla multi-raterale për bagazh ose ulëse të caktuar, e tash kërkon që me ndonjë stujardese në mënyrë bilaterale të rinegociojë rregullat e uljes ose të bagazhit?! E ndërkohë i ka ngec krejt bashkudhëtarët e tjerë dhe as që fol për atë se a ka tren, autobus ose nëse me vetura shkohet në atë destinacion. Bile vazhdon të thotë vetëm me aeroplan shkohet dhe më së shpejti arrihet me aeroplan.

Një karikaturë qesharake për ngecjen e krejtve shkaku i frikës së dikujt nga udhëtimi me aeroplan. Por, ama situata dhe gjendja nuk është aspak qesharake pasi frika e dikujt te dikush tjetër bëhet frustrim.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme