Afrim Fidani është kryetari i ri i Gjykatës Supreme

Shpërndaje

Afrim Fidani është kryetari i ri i Gjykatës Supreme, pasi Këshilli Gjyqësor e zgjodhi në krye të gjykatës më të lartë me tetë vota “pro”.

Kundërshtare e Fidanit për këtë pozicion ishte kryetarja e mëparshme e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e cila nuk arriti të fitonte garën për një mandat të ri pasi mori vetëm dy vota “pro”.

Sa i përket debatit në Këshillin Gjyqësor që i parapriu votimit, anëtarët theksuan se vendosën për Fidanin për shkak të planit të tij të veprimit dhe angazhimit për Gjykatë Supreme më transparente në të ardhmen.

Vërejtjet ndaj Ademit ishin pikërisht në atë pjesë – anëtarët e këshillit arritën në përfundimin se, megjithëse ajo e udhëhoqi me sukses gjykatën, prapë mbeti jo shumë e hapur për publikun.

Afrim Fidani është gjykatës i Gjykatës Supreme nga viti 2017./ Alsat.mk

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme