Qeveria e RMV-së planifikon punësimin e 400 zjarrfikësve

Shpërndaje

Për ballafaqimin me zjarret gjatë periudhës verore, Qeveria me Planin Operativ për vitin 2025 parashikon punësimin e 400 zjarrfikësve. Me këtë masë, thotë Qeveria synon arritjen e reagimit të shpejtë dhe në kohë për të parandaluar zjarret që janë më të pranishme gjatë periudhës verore.

“Zjarrfikësit bëjnë përpjekje mbinjerëzore për të luftuar me flakët, duke rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish të tjerë, mjedisin jetësor dhe pasuritë materiale. Dhe pikërisht për këtë arsye, për parandalimin e zjarreve pyjore, këto 400 persona do të punësohen në komunat ku ka më shumë nevojë. Gjithashtu, Plani Operativ për punësim për vitin 2025 përfshin edhe punësimin e 600 personave të papunë që do të angazhohen në punë të përgjithshme dhe projekte komunale nga infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit jetësor në nivel lokal”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kujtojmë se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në prill njoftoi përpilimin e Ligjit të ri për Shërbimin Zjarrfikës, pas të cilit pitet të forcohen kapacitetet e Njësive Territoriale të Zjarrfikësve nëpër komuna.

“Punësimi në shërbimet e zjarrfikësve është një nga problemet që prek drejtpërdrejt pushtetet vendore. Ligji i ri për shërbimin zjarrfikës është duke u hartuar dhe menjëherë pas hartimit të atij ligji do të forcohen kapacitetet e shërbimit zjarrfikës në tërë territorin, me prioritet në Koçan”, tha Hristijan Mickoski.

Ndryshe, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim një kohë të gjatë është në gjendje të rëndë, dhe se përveç mungesës së pilotëve dhe kuadrove të trajnuar, vazhdojnë problemet me servisimin e aeroplanëve për shuarje të zjarreve. Angellov së fundmi tha se në një të ardhme të afërt do të mënjanohen problemet dhe se verën do ta presin të përgatitur, kur zakonisht ndodhin zjarret

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme