Chris Brown komenton me ironi arrestimin në Mançester gjatë koncertit të turneut evropian

Shpërndaje

Chris Brown, një muaj pas arrestimit të tij në Mançester për një sulm të dyshuar me shishe ndaj një producenti muzikor, u ngjit në skenë në të njëjtin qytet, ku nuk ngurroi të bënte një koment ironik për situatën.

Gjatë koncertit të së dielës në Co-Op Live Arena, në kuadër të turneut të tij “Breezy Bowl XX”, këngëtari 36-vjeçar u shfaq i qetë dhe në humor, pavarësisht problemeve të vazhdueshme me drejtësinë.

Në një moment gjatë performancës, ai iu drejtua publikut: “Dua vetëm t’ju them të gjithëve, ju dua të gjithëve deri në vdekje, jam shumë mirënjohës që munda të vij këtu sonte. Faleminderit të gjithëve që më pritët dhe më mbështetët – dhe faleminderit burgut, ishit vërtet të mirë”, – tha ai me buzëqeshje, shkruan DailyMail.

Ky koment vjen pak javë pasi Brown u arrestua më 15 maj në Mançester, për një incident të ndodhur në Londër në shkurt 2023, ku ai akuzohet se ka sulmuar producentin Abe Diaw në një klub nate.
Sipas akuzës, Brown dyshohet se e goditi viktimën disa herë me një shishe në kokë dhe më pas e grushtoi dhe e shqelmoi ndërsa ishte në tokë. Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe është cilësuar si një sulm “jashtëzakonisht serioz” nga prokuroria.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme