Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka njoftuar se gjatë vizitës në Baku të Azerbajxhanit ka zhvilluar disa aktivitete të vlefshme.
“Gjatë vizitës zyrtare në Baku, pata kënaqësinë të zhvilloj disa aktivitete të vlefshme.
I shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit Kombëtar të Azerbajxhanit, z. Rafael Huseynov, vizitova Muzeun Kombëtar Nizami, një tempull kulturor i letërsisë orientale, që pasqyron pasurinë shpirtërore dhe intelektuale të këtij vendi. Mora pjesë në pritjen solemne organizuar në nder të delegacioneve pjesëmarrëse në Sesionin e 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Parlamentare për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), një mundësi e vyer për të forcuar bashkëpunimin parlamentar dhe për të ndarë përvoja mes vendeve anëtare”, ka shkruar Gashi.
Shpërndaje
Lajmet e fundit