Azizi: Ekipa e shtabit do të sigurojë fitoren e tetorit, beteja fillon nga sheshi “Skënderbeu”!

Shpërndaje

Në hapjen zyrtare të Shtabit Qendror VLEN, shefi i këtij shtabi, Adnan Azizi, tha se po ndjehet i rrethuar me shumë shokë e shoqe. Ky mes tjerash prezantoi ekipin e shtabit i cili përbëhej nga 200 anëtarë, i mbështetur nga tre forume, të rinjtë, gratë dhe diaspora. Azizi përçoi plan organizativ në veprim me çka theksoi se do të depërtojnë në çdo mëhallë ku ka shqiptarë për të siguruar fitoren e tetorit.

“Betejat e mëdha nisin nga sheshi më ashtu si ne sonte po e nisim në këtë shesh, ky është fillimi që do të pasojë me hapjen e qendrave të tjera në çdo qytetë e mëhallë ku ka shqiptarë. Ju e dini mirë që zgjedhjet që na presin janë zgjedhje për pushtet lokal. Oponentët tanë po frikësohen nga dënimi i keqqeverisjes me komunat që kanë qeverisur, ata po kërkojnë votë për të mbijetuar politikisht, për të shpëtuar nga drejtësia. Ne jemi unik me lista të përbashkëta, me kandidatë të përbashkët e qëllime të njëjta. Ata andej, po e ndiejnë aromën e humbjes nga fillimi, nga ngjyrat kuq e zi u shndërruan në agjendë të gjelbër. Nga Front Evropian në Front Kombëtar ndryshimi i ngjyrave lara lara i bënë Front nongratash. Jo, kandidatëve që i kanë kthyer komunat në biznese për përfitime personale. Kujtojeni çfarë kanë bërë e çfarë nuk kanë bërë për 22 vite, por kujtojeni çfarë kemi bërë ne vetëm për një vit. Kur të qartësohen këto dallime e kuptojmë që ata nuk meritojnë asnjë komunë të vetme ta fitojnë. Nga ky moment është i qartë për të gjithë çdo gjë që thonë ata është gënjeshtër. Punësimet e shqiptarëve po ndodhin si asnjëherë më parë, 2500 punësime e 800 avancime. Angazhoheni të gjithë, që këto zgjedhje do të tregojnë që VLEN është projekt afatgjatë i shqiptarëve këtu. Të dashur aktivist, mos harroni nga këtu deri gjithkund të ecim deri në fitore sepse ia VLEN. Ekipi i këtij shtabi qendror janë: 200 anëtarë, 11 sektor, Forumi Rinor është pjesë e pandashme e Shtabit, Forumi i Gruas, ne po ngrejmë edhe një Forum të veçantë të mërgatës, që ne po punojmë që ata të kthehen dhe ta gëzojnë të ardhmen e tyre këtu. Nënkryetar i Shtabit, Bekim Qoku, Granit Osmani, Amir Elezi, dhe sekretar i Shtabit, Bashkim Bakiu”, tha Adnan Azizi, i zgjedhur si shef i Shtabit Qendor të VLEN-it për zgjedhjet lokale.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme