Llogaridhënie për punën e bërë në vitin e parë të Qeverisë do të mbajnë përfaqësuesit qeveritar në Shkup.
Kryeministri Hristijan Mickoski dje në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se për një vit kanë rritur pensionet dhe pagat, po ndërtojnë rrugë, kanë siguruar mbi 1.2 miliardë euro investime të huaja dhe kanë punësuar 1000 nëpunës policor dhe theksoi se zhvillimi është i mundur dhe i arritshëm, ndërsa më e mira ende nuk ka ardhur, frytet e punës së Qeverisë do të ndihen më tej.
“Kemi ende shumë punë për të bërë, të vetëdijshëm për sfidat e jetës së përditshme dhe problemet reale të qytetarëve, ashtu siç e dimë se ju jeni të vetëdijshëm për atë që kemi trashëguar, se mrekullitë nuk janë të mundura brenda natës dhe se nuk është e lehtë, por me këmbëngulje, unitet, përpjekje dhe një plan të qartë të bazuar në themelet e zhvillimit që kemi hedhur vitin e kaluar, zhvillimi është i mundur dhe i arritshëm, më e mira ende nuk ka ardhur, frytet e punës sonë do të ndihen ende. Gjithmonë pranë njerëzve dhe për qytetarët. Shihemi nesër në llogaridhënien për vitin e parë të Qeverisë së ndryshimeve në orën 20:00. Një vit nga fillimi i ri, një vit ndërtimi themelesh, një vit për ju! Koha e Maqedonisë po vjen! Po ndërtojmë themelet e ndryshimit, theksoi dje Mickoski.
Siç theksoi, për herë të parë pas shtatë viteve, viti shkollor 2024-2025 ka filluar me tekste shkollore të dorëzuara, mbi një milion kopje u vendosën në bankat shkollore, në ditën e parë të shkollës pavarësisht afatit të shkurtër. Janë siguruar, përmendi, 680 milionë denar buxhet për shkencë në vitin 2025, dyfish më shumë se në vitin 2024.
“Janë miratuar 229 milionë denarë për projekte nga fusha e mjedisit jetësor, 500 milionë euro për biznesin dhe projekte kapitale për komunat. Ekonomia e Maqedonisë renditet e katërta në Evropë për sa i përket rritjes së PBB-së në tremujorin e parë dhe është menjëherë pas Irlandës, Danimarkës dhe Polonisë… dhe shumë gjëra të tjera. Ende kemi shumë punë për të bërë, të vetëdijshëm për sfidat e jetës së përditshme dhe problemet reale të qytetarëve, siç e dimë se ju jeni të vetëdijshëm për atë që trashëguam, se mrekullitë nuk janë të mundshme brenda natës dhe se nuk është e lehtë, por me këmbëngulje,unitet, përpjekje dhe një plan të qartë të bazuar në themelet e zhvillimit që kemi hedhur vitin e kaluar, zhvillimi është i mundur dhe i arritshëm, më e mira ende nuk ka ardhur, frytet e punës sonë do të ndihen ende, shkroi Mickoski në Fejsbuk.
Kuvendi më 23 qershor të vitit të kaluar, me 77 vota “pro” dhe 22 vota “kundër” e zgjodhi Qeverinë, në krye me Mickoskin. Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM. Kundër Qeverisë votuan deputetët e LSDM-së dhe e Majta, ndërsa Fronti Evropian e braktisi seancën pak para përfundimit të saj.
Në Qeveri ka gjithsej 20 ministri. Përveç Kryeministrit, ka 23 zëvendëskryeministra dhe ministra. Në përbërjen qeveritare ka vetëm tre gra, ministret e Financave, Arsimit dhe Shkencës dhe Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Gordana Dimitrieska Koçoska, Vesna Janevska dhe Sanja Bozhinovska.
Hristijan Mickoski është Kryeministri i 13-të, që e udhëheq qeverinë e 20-të që nga pavarësia e vendit.