VLEN: Revolucion në administratën publike: Avancime, punësime dhe barazi për kuadrot shqiptare

Shpërndaje

Në fokus të reformave janë avancimi dhe përfaqësimi i drejtë i kuadrove shqiptare në institucionet shtetërore, ku për dekada është ndjerë mungesa e barazisë dhe meritokracisë. Brenda një kohe të shkurtër, janë ndërmarrë hapa të guximshëm që kanë rezultuar në vendime konkrete për punësime dhe ngritje në detyrë”, thuhet ne komunikaten e VLEN-it.

“Në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), vetëm tre javë pas emërimit të Muhamed Aliut në krye të institucionit, janë avancuar katër punonjës shqiptarë me mbi 20 vite përvojë profesionale. Për më tepër, janë në proces edhe dhjetëra punësime dhe promovime të tjera, në një proces që karakterizohet nga transparencë dhe efikasitet.

Një tjetër institucion që ka përjetuar ndryshim të ndjeshëm është EMV – Furnizim me Ngrohje, ku drejtori i ri Ali Ismaili ka nisur fuqizimin e kapaciteteve përmes tre punësimeve të reja dhe tre avancimeve në pozita udhëheqëse për kuadro shqiptare. Sipas drejtuesve të ndërmarrjes, këto vendime janë bërë mbi baza të meritës dhe jo përmes lidhjeve partiake apo personale.

Ndryshime pozitive vërehen edhe në EM – HEC Treska Shkup, e drejtuar nga Astrit Iljazi, ku është përmbyllur me sukses konkursi për punësim dhe janë nënshkruar kontrata të përhershme me shtatë të punësuar të rinj shqiptarë. Ky është një hap domethënës për krijimin e mundësive për të rinjtë në tregun e punës. Për krahasim, gjatë 10 muajve të fundit janë realizuar 7 punësime nën udhëheqjen e VLEN, ndërkohë që gjatë 22 viteve të qeverisjes nga BDI, numri i punësimeve të shqiptarëve ishte vetëm 17.

Përfaqësuesit e VLEN theksojnë se objektivi i tyre është vendosja e standardeve të reja të qeverisjes: kthimi i besimit të qytetarëve në institucione, garantimi i përfaqësimit të denjë dhe sigurimi i një administrate funksionale, profesionale dhe gjithëpërfshirëse.

“Ky është vetëm fillimi. VLEN do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve, të punojë për barazi reale dhe të garantojë drejtësi për të gjithë,” thuhet në reagimin zyrtar të koalicionit.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme