Qeveria: Mbi 9 miliardë denarë për bujqit

Shpërndaje

Brenda një viti, Qeveria pagoi mbi 9 miliardë denarë subvencione të prapambetura dhe aktuale për të gjitha kategoritë e bujqve.

Mbi 9 miliardë denarë shkojnë drejtpërdrejt në xhepat e bujqve.

Detyrimi ynë si Qeveri është që subvencionet të paguhen në kohë dhe në mënyrë joselektive. E jo si më parë, kur bujqit ishin plotësisht të harruar, të poshtëruar dhe të ndarë.

Me këtë ne i ndihmojmë drejtpërdrejt bujqit dhe e nxisim rritjen e prodhimit bujqësor, me qëllim që ata të përgatiten për vitin e ardhshëm – ndryshe nga më parë kur, për shkak të mosshlyerjes së subvencioneve dhe vonesave, kishim rënie të prodhimit bujqësor.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme