Linja falas që do të dëgjojë çdo shkelje të së dielës zgjedhore në Maqedoni të Veriut

Shpërndaje

Në ditën e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni të Veriut, të dielën, do të jetë në funksion linja telefonike falas 0800-54321 pran zyrës së Avokatit të Popullit nga ora 7:00 deri në orën 19:00, ku qytetarët mund të paraqesin çdo shkelje të të drejtave të tyre të votimit.

Gjithashtu zyrat rajonale të Avokatit të Popullit në Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Shtip, Strumicë dhe Tetovë do të jenë të hapura për qytetarët (përveç zyrës kryesore në Shkup) me qëllim që t’i ndihmojnë ata në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votimit.

Përveç linjës pa pagesë, qytetarët do të jenë në gjendje të telefonojnë në numrat e mëposhtëm të telefonit për të mbrojtur të drejtat e tyre: Tetovë: 044 344-082, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310 dhe Kumanovë: 031 431-488, Strumicë 034 329-996 dhe Shtip 032 389-700.

“Avokati i Popullit do të mbrojë të drejtat e qytetarëve duke ndërmarrë masa urgjente për veprim efektiv nga autoritetet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet e tjera që janë të detyruara të sigurojnë mbrojtje për të drejtat e tyre të garantuara”, thonë nga Avokati i Popullit, shkruan Alsat.m

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme