Nga data 15 nëntor 2025, të gjithë drejtuesit e automjeteve do të jenë të detyruar të posedojnë pajisjet dimërore, kjo sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.
Autoritetet paralajmërojnë se mosrespektimi i këtij rregulli nuk do të tolerohet. Çdo shofer që ndalohet pa pajisjet e parapara do të gjobitet me 45 euro, në kundërvlerë në denarë.
Sipas rregullores, automjetet deri në 3.500 kg duhet të kenë:
Goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të shkelëses 4 mm,
ose goma verore me të njëjtën thellësi (4 mm), por me zinxhirë dëbore në bagazh, të përshtatshëm për rrotat lëvizëse.
Po ashtu autoritetet e trafikut apelojnë drejt shoferëve që pajisjet të sigurohen me kohë, ne menyrë që të shmangen rreziqet, kolonat dhe gjobat gjatë sezonit dimror. Lajm.mk

