Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në disa vende në Tetovë, qytetarët të shmangin nënkalimet

Shpërndaje

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit, veçanërisht rajonin e Pollogut dhe Komunën e Tetovës, kanë shkaktuar probleme serioze me përthithjen e kanalizimeve atmosferike dhe fekale në pjesët urbane të këtij qytetit.

Si rezultat, në disa nënkalime dhe zona pranë mbikalimeve janë krijuar sipërfaqe të mëdha të ujit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër rrugë, si dhe shmangien e këtyre pjesëve të infrastrukturës rrugore derisa situata të stabilizohet.

Nga Komuna e Tetovës informojnë se ekipet kompetente janë aktualisht në terren dhe po punojnë për tejkalimin e gjendjes, pastrimin e grykave të kanalizimeve dhe normalizimin e qarkullimit.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme