Protesta para Drejtorisë së Policisë Tiranë do të vijojë deri në orën 19:00 dhe më pas do të shihen skenarët. Një pjesë e protestuesve janë në komisariate. Protestuesit bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve të arrestuar para Parlamentit.
Njëri prej organizatorëve, Arben Kola thotë se ata do të qëndrojnë deri në lirimin e protestuesve, por nuk dihet ende nëse protesta do të organizohet para Drejtorisë së Policisë Tiranë apo do të ketë një zhvendosje te Kryeministria dhe kjo do të vendoset në vijim.

