Esat Shala arrestohet nga Policia në Prizren kjo është arsyeja

Shpërndaje

Aktivisti Esat Shala është arrestuar nga Policia e Kosovës në Prizren, pak minuta më parë, njofton Mitropol.

Deri tek arrestimi erdhi pas deklaratave të tij në T7 në lidhje me qytetarin turk nga Kosova, Şahin Buş, i cili dyshohet se mori pjesë bashkë me paramilitarët serb në Masakrën e Krushës.

Tripika
Shala i cili edhe zbuloi informacione për turkun, u bë “sebep” që ai të arrestohet.

Bushin në stacionin e Prizrenit e ka siguruar Prokuroria Themelore e kësaj komune dhe ia ka ofruar hetuesve nga Hetuesia e Veçantë, që punon me Prokurorinë Speciale.

Por, siç mëson “Mitropol”, pas arrestimit të turkut, Shala në Frontal me Arsim Lanin në T7 tregoi se turku Bush sot kishte ditën e dasmës në ora 11:00 dhe se vet Shala kishte shkuar në Prizren me shpresën se mos po e takon dhe po e merr vet e po e dërgon në Polici.

Pas kësaj deklarate nga Shala, Bush ka shprehur shqetësim se ndjehet i frikësuar nga deklaratat e tij, andaj Shala është shoqëruar në stacionin policor në Prizren për të dhënë deklaratë./Mitropol/

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme