Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka përkujtuar Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke e cilësuar si një simbol të qëndresës, guximit dhe sakrificës për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.
Hamza vlerësoi se Demaçi kaloi pothuajse tri dekada në burg, por angazhimi i tij për çështjen kombëtare nuk u thye kurrë.
Ai e cilësoi atë si mbrojtës të madh të të drejtave të njeriut.
Postimi i plotë;
Tetë vite më parë, Kosova humbi kolosin e saj, Adem Demaçin. Baca Adem ishte qëndrestari i pathyeshëm, simboli i guximit dhe i sakrificës, mbrojtësi më i madh i të drejtave të njeriut dhe i dinjitetit kombëtar.
Ai i kaloi pothuajse tri dekada të jetës në burg, por vetëm fizikisht, sepse angazhimi i tij për çështjen kombëtare është dëshmi e pathyeshmërisë së shpirtit që nuk u dorëzua kurrë përballë padrejtësisë.
Mirënjohje, respekt dhe lavdi veprës së Adem Demaçit!

