Policia ndalon martesën e 15-vjeçares

Shpërndaje

Një ceremoni martesore në lagjen “29” në Fushë Kosovë është ndërprerë pasi u zbulua se nusja ishte vetëm 15-vjeçare.

Familja e 21-vjeçarit nga Subotica kishte ardhur për të marrë nusen nga familja Beqiri, ndërsa pas përfundimit të ahengut, çifti ishte nisur drejt Serbisë.

Gjatë rrugës, vetura e tyre është ndaluar nga Policia e Kosovës, e cila ka kontaktuar prindërit e vajzës së mitur.

Me urdhër të prokurorit, babai i vajzës, dhëndri dhe një person tjetër janë arrestuar për 48 orë. Rasti është iniciuar për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vijim:

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme