Targa “BE 2” që kushton mijëra franga qarkullon në Strugë!

Shpërndaje

Një targë e veçantë zvicerane ka tërhequr vëmendjen në Strugë. Bëhet fjalë për “BE 2”, një nga targat me numrat më të rrallë të kantonit të Bernës, e cila, sipas të dhënave të publikuara online, ka një vlerë prej rreth 150 mijë frangash zvicerane.

Ajo që e bën edhe më interesante rastin është se targa i përket një personi i cili po qëndron me automjetin e tij luksoz në qytet shkruan Strugalajm.

Targa “BE 2” është e vendosur në një Range Rover, ndërsa çmimi i saj është një tjetër tregues i luksit që fshihet pas automjetit.
Në Zvicër, targat me numra shumë të ulët janë tepër të kërkuara dhe mund të arrijnë çmime të jashtëzakonshme në ankande. Sipas të dhënave të publikuara online, “BE 2” është shitur në ankand për rreth 150 mijë CHF.(StrugaLajm.com)

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme