“Kurti e ka vendin në Kuvend, jo në Qeveri”, Çitaku tenton të hyjë në Qeveri por ndalohet nga sigurimi

Shpërndaje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku së bashku me deputetë të tjerë ka tentuar të hyjë në ndërtesën e Qeverisë, por është ndaluar nga sigurimi i objektit.

Ajo dëgjohet teksa flet me njërin nga përgjegjësit e sigurimit, të cilit i ka thënë se me ligj më lejohet qasja në të gjitha institucionet, derisa ka shtuar se ai i cili duhet ndaluar është vet kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Për këtë të fundit shtoi se e ka vendin në Kuvend e jo në Qeveri.

Në protestën e sotme të deputetëve të PDK-së para Qeverisë, janë bashkuar edhe disa nga deputetët e Aleancës, si dhe asamblistë e aktivistë nga Shtimja dhe Fushë Kosova.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme