Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria ka qenë si Koreja e Veriut e Evropës. Po ashtu nuk munguan as batutat, ku tha se vite më parë ‘në aeroport ka pasur një berberhane dhe turistët që kishin mjekër nuk mund të hynin nëse nuk kalonin nga berberi njëherë’.
Rama u ndal dhe te zhvillimi i turizmit, ku tha se vendi ynë mbetet në treshen kryesore në kartën e Organizatës Botërore të Turizmit për rritjen me të shpejtë, krah Katarit dhe Arabisë Saudite.
“Bazuar në kartën e turizmit, Shqipëria është vendi me rritjen më të shpejtë të destinacioneve në Evropë. Turistët gjermanë janë ata më kokëfortët, e di si funksionojnë gjermanët. Jemi të lumtur të shohim shifrat e rritjes së turistëve gjermanë. Sigurisht që ne jemi mjaft ambiciozë për të marrë më shumë turistë gjermanë. Nga ana tjetër dua t’ju them se ndërkohë vizitorët ndërkombëtarë u rritën gjithmonë më tepër.
Nuk dua t’ju marr shumë kohë, se ma merr mendja që do ketë pyetje përgjigje më pas. Nuk dua të ngatërrohem me orën gjermane, që është shumë e vështirë në integrohet në mënyrën tonë ballkanike të bashkëbisedimit. Po të ishit në Shqipëri do ju mbaja me orë të tëra të dëgjoni çfarë do ju thoja. Nuk është ide e mirë që t’ju bëj më shumë nervozë. Po ndalem duke u dhënë një shifër të thjeshtë. Kemi qenë Koreja e Veriut Evropës gjatë jetës sonë. Ishim të rritur kur aeroporti kishte shumë pak mijëra udhëtarë dhe këta duhet të ishin marksistë dhe leninistë që të hynin në vendin tonë. Ishim tërësisht të izoluar nga Evropa.
Në aeroport kishte një berberhane dhe udhëtarët që kishin mjekër nuk mund të hynin nëse nuk kalonin nga berberi njëherë. Nuk gënjej.
Sot shifra jonë e fundit nga 2024 është 11 mln udhëtarë që kanë kaluar aeroportit të Tiranës, duke tejkaluar atë të Beogradit. Mbetemi në treshen kryesore në kartën e organizatës botërore të Turizmit për rritjen më të shpejtë. Ne nuk kishim as Mekën dhe as Kupën Botërore. Ne jemi siç ka qenë Gjermania në Kupën e Botës, të parët.”, u shpreh kryesocialisti.