Shefi i shtabit qendror të koalicionit VLEN, Adnan Azizi përmes një shkrimi në rrjetet sociale i është përgjigjur kryetarit të ASH-së, Arben Taravari.
Në përgjigjen e tij, Azizi ka thënë se Taravarit i duket bota e shtrembëruar, por në fakt nuk është ashtu sepse sipas Azizit, Taravari shtrembëroi rrugën e vet.
Sipas Azitit, mbështetësit dhe zyrtarët e ASH-së nuk shkuan as te Adnan Azizi e as te Izet Mexhiti, por mbetën në Aleancë, shton se është Taravari ai që u kthye tek BDI-ja, për shkak të së cilës e mbajte peng çdo proces në interes të shqiptarëve
Reagimi i plotë:
Arben, nuk është bota e shtrembërruar, por ti shtrembërrove rrugën tënde, ose për të qenë më i sakt, u ktheve tek strategu yt, të cilit dikur i jepje diagnoza të ndryshme!
E për të qenë të saktë, nuk erdhën nga ASH-ja tek Adnan Azizi e as te Izeti, por ata mbetën në Aleancë, kurse ti u ktheve dek BDI-ja jote, për shkak të së cilës e mbajte peng çdo proces në interes të shqiptarëve.
Arben, për ta informuar saktë opinionin, unë nuk e kam takuar asnjëherë në jetë kryetaren e FRASH-it. Por me këto deklarata të tua, po e demanton çdo ditë e më shumë veten, me çka dëshmon se e ke humbur kontrollin dhe nuk din se çka po flet!
Sinqerisht e prisja që pas asaj që ndodhi, ku thuajse të gjitha strukturat partiake u distancuan nga ju dhe mbetën në VLEN, që ju të dilnit me kërkim falje dhe të jepni dorëheqje.
Megjithatë, po ma vërtetoni tezën se ju më nuk e keni lirinë për të menduar vetë, por veproni sipas diktatit që u vjen nga Zajazi. Fatmirësisht loja juaj u deshifrua, ASH u qëndroi besnik zotimeve, ndërsa ju tanimë, jo që nuk gëzoni respekt të mbështetësve të dikurshëm, por as tek ata qe ju futën në lojë, e të cilëve iu dështoi plani i hartuar përr ta dëmtuar VLEN-in dhe për ta kthyer BDI-në në Qeveri!
VLEN do të dalë edhe me e fuqishme nga çdo betejë që padroni juaj i perçarjes e luan përmes satelitëve të tij me paratë e Soravisë, Llotarisë dhe krimeve të tjera!
Arben, ti nuk e mbrrin as tetorin, politikisht ke përfunduar!