Dënime të rënda për tre anëtarë të grupit “Bellanoca” për likuidimin e Orhan Bajramit

Shpërndaje

Tre anëtarë të grupit kriminal “Bellanoca” janë dënuar sot me dënime të larta me burg për disa vepra penale, njoftoi televizioni Telma.

​Sipas informacioneve, njëri prej tyre u dënua me 20 vjet burgim, ndërsa një tjetër me 11 vjet burgim për bashkim kriminal të ndërlidhur me vrasjen e Orhan Bajramit, liderit të klanit rival të drogës “Duqanjik/Gërçec”, si dhe për vrasjen në Rrugën e Plastikave ku humbi jetën 29-vjeçari Amar Ismani, këngëtar i ri dhe bloger.

​I akuzuari i tretë është dënuar me 4 vjet burgim për veprën penale të gjobvënies (izndudhës).

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme