Komuna e Sarajit me pronë të paregjistruar, objekte infrastrukturore pa pranim teknik dhe procedurë të zbatuar në mënyrë të paligjshme për qira 25-vjeçare të Objektit Sportiv dhe Rekreativ dhe Pishinës në Saraj, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR).
Komuna e Sarajit po përballet me dobësi në procesin e buxhetimit, kontabilitetit dhe vlerësimit të pronës, subvencionim të papërshtatshëm të NP-ve, procedurë të zbatuar në mënyrë të paligjshme për qiradhënien e “Objektit Sportiv dhe Rekreativ” dhe pishinës në Saraj për 25 vjet dhe parregullsi në zbatimin e prokurimeve publike në lidhje me lëndën e prokurimit, aktivitete të kryera jashtë specifikimit teknik.
Lajmi në përditësim…

