Izet Mexhiti: Për brenda një viti arritëm të ulim për 40% numrin e kazinove online

Shpërndaje


Zëvendëskryeminsitri i parë Izet Mexhiti në një dalje për media bëri të ditur se tashmë janë mbyllur 226 kazino online që kanë vepruar në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Mexhiti bëri të ditur se me këtë hap është ulur numri i kazinove online për 40%, ndërkaq bëri të ditur se së shpejti do të mbyllen edhe kazinot tjera online. Mes tjerash zëvendëskryeministri Mexhiti apeloi deri te të gjithë qytetarët që të paraqesin kazinot online qe me këtë edhe qeveria të marrë masat e duhura.

Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të dashur qytetarë,
Sot jemi këtu për të ndarë me ju një rezultat konkret në luftën tonë të pandalshme kundër industrisë kriminale të bixhozit dhe lojërave të fatit.
Në përmbushje të njërit prej zotimeve më të qarta që dhamë para qytetarëve, Qeveria ka marrë vendim për bllokimin e 173 faqeve të kumarit e bixhozit online, të cilat në mënyrë të paligjshme kanë ofruar shërbime të lojërave të fatit në vendin tonë. Së bashku me 53 faqet që u bllokuan muajin e kaluar, ky numër tashmë shkon në 226!  Paramendoni:  për më pak se dy muaj mbyllëm 226 faqe të kumarit ilegal online, dhe ky numër nuk është përfundimtar! Vetëm imagjinoni për një çast sa thellë e sa larg ka depërtuar mafia e bixhozit në jetët tona dhe çfarë dëmi ka shkaktuar tek individët dhe familjet e prekura nga kjo epidemi!

226 – nuk është thjesht një shifër. Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj një rrjeti kriminal që për vite me radhë është toleruar dhe mbrojtur nga struktura të lidhura ngushtë me pushtetin e mëparshëm.  Për fat të keq, një parti politike e cila sot pretendon të bëjë gardianin e të drejtave dhe jetës së dinjitetshme të shqiptarëve, ishte sponzorisuesi kryesor i bixhozit dhe duke u përfshirë drejtpërsëdrejti në këtë industri, kjo parti politike i dha mafias së kumarit mburojën e nevojshme politike për t’u rritur e zhvilluar pa e cënuar askush!  Për pasojë, lagjet tona u stërmbushën me kazino, e telefonat, tabletat e kompjuterët tanë u bënë cak i sulmit nga platformat ilegale të lojërave të fatit.  Kjo që i ka bërë BDI shoqërisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut është një katastrofë e rëndë, dhe për këtë katastrofë përgjegjësi do të ketë!
Brenda vetëm një viti, kemi arritur ta ulim për 40% veprimtarinë e lojërave të fatit në vend. Ky është një hap i madh dhe një dëshmi e qartë e vendosmërisë së VLEN-it për të mos bërë kompromis me askënd që cënon shoqërinë tonë.
Më poshtë, fjalim i prononcimi i plotë i Mexhitit.
Të nderuar qytetarë,
Nëse deri dje kishim kazino pranë shkollave, pranë shtëpive, pranë jetëve të fëmijëve tanë, sot po vendosim rregull, ligj dhe dinjitet. Deri dje BDI ndërtonte perandori bixhozi mbi varfërinë dhe dëshpërimin e shqiptarëve.  Sot, VLEN po i rrënon këto perandori të krimit dhe po ndërton të ardhmen.
Dua t’i bëj thirrje të gjithë qytetarëve, e sidomos të rinjve: Mos bini pre e e-mailave mashtrues, mos luani më me fatin tuaj në platformat ilegale. Nëse keni mjete të depozituara në këto faqe, tërhiqni ato sa më shpejt. Shteti po vepron, dhe këto platforma nuk do të ekzistojnë më.
Për vite me radhë, BDI ka luajtur bixhoz me fatin e shqiptarëve. E ka kthyer varfërinë në biznes dhe dëshpërimin në votë. Ajo kohë ka marrë fund.
VLEN nuk është pjesë e sistemit të vjetër. VLEN nuk flet me fjalë boshe. VLEN vepron. Kjo është një betejë për të ardhmen, për fëmijët tanë, për rininë tonë, për familjet tona.

Kazinoja nuk është zhvillim, është shkatërrim. Kazinoja nuk është progres, është plagë. Kazinoja nuk është ekonomi, është krim.
Ne, si Qeveri, nuk jemi aleatë të bixhozit, por mbrojtës të familjeve shqiptare. Nuk jemi në shërbim të rrjeteve kriminale, por në mbrojtje të shoqërisë dhe moralit tonë kombëtar. Po ia këpusim rrjetën mafias së kazinove, në të cilën duan t’i zënë rob fëmijët tanë. Ata që ndërtuan pasuri në kurriz të dhimbjes së njerëzve tanë, sot po i nxjerrim para drejtësisë.
Kjo është vetëm faza e parë. Lufta jonë nuk do të ndalet. Çdo bastore ilegale, çdo kazino, çdo faqe që ofron lojëra fati në mënyrë të paligjshme do të mbyllet. Do ta çrrënjosim këtë sistem, rrënjë e degë. Ky është ndryshimi që premtoi VLEN. Ky është shteti që e meritojnë qytetarët tanë. Ky është fillimi i një epoke të re.
Faleminderit.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme