Pata takuar njerin nga Gjeneralet mbas luftes 2001,i cili me vones u rreshtua ne UÇK, mbasi e verejti qe djemté e UCK perballonin ofenzivat e njepasnjeshme me fitore, e ky iu bashkua Prizrenit se ne zonat e luftes nuk mund te i perballonte mungesat e lluksit te jetes se perditshme.
E pyeta: çka u ba? Ne u patem mar vesh qe secili ta nis luften ne vendbanimin e tij e shumë patet premtu po as ni kontribut nuk e dhat jo ne vendbanimet tuaja, por as ne nuk nai organizonit logjistiken a milionat i merrshi nga fondet e mergates ,ne kishim shpesh herë mungesë te armeve dhe municioneve.
Po, tha ke te drejt dhe u prezentoi disa letra ku i kish pas formu brigadat deri ne Manastir.
Ma shpjego pak i thash si do organizonit brigadat pa ushtar,ai me tregoi ne leter emrat e komandantëve te brigadave dhe batalioneve te pa formuara… Ok,i thash po si do mobizlizonin ushtaret e ku do i gjeni dhe logjistika etj… Filloi te fantazoj…
Une ia shpjegova ndryshe nga planet e tij se ne ne fillim kemi organizuar logjistiken ,bajtje te armeve e sipas nevojes se çdo ofenzive kur na u paraqitshin vullnetar i mobilizonim strukturat ushtarake prej Skuadre ,Togje,Kompani,Bataljone e deri ne brigad emronim komandant sipas pervojes qe tregonte ne beteja.

