Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) miratoi sot Projekt-Raportin e Vendit të përgatitur nga eurodeputeti austriak Thomas Weitz me 40 vota pro, 19 kundër dhe 10 abstenime. Pas miratimit të dokumentit, Weitz shprehu kënaqësinë e tij që ai ishte votuar nga një shumicë e gjerë politike.
“Jam krenar për gjithë punën e madhe që u bë për të gjetur kompromise në mënyrë që të mund ta miratonim këtë raport të ekuilibruar mirë me një shumicë të gjerë politike. BE-ja duhet të mbetet e bashkuar me fqinjët e saj në peizazhin sfidues gjeopolitik me të cilin përballemi. Maqedonia e Veriut i përket BE-së. Pas 20 vitesh negociatash, ne duhet të ruajmë momentumin e mirë aktual për të çuar më tej procesin e zgjerimit”, tha Weitz.
Raporti tani do t’i paraqitet Parlamentit Evropian për votim gjatë seancës së ardhshme plenare.