Kurti hesht për refuzimin e ftesës nga Abdixhiku – nuk tregon nëse do të ketë ftesa për partitë e tjera

Shpërndaje

Kryetari i LVV-së, njëherit edhe kryeministër në detyrë, Albin Kurti nuk ka pranuar të flas për refuzimin e ftesës për takim konsultativ nga ana e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kurti u pyet sot nga gazetarët gjatë homazheve në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”, por nuk është përgjigjur.

Ai nuk dha përgjigje edhe kur u pyet nëse do të ketë ftesa për takime me partitë tjera.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për një takim konsultativ me qëllim të konsultimit për krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të qartë se do t’i qëndrojnë besnik qëndrimit të tyre që të qëndrojnë në opozitë.

“Në politikë, si në jetë, fjalët kanë peshë. Ato janë pasqyrë e karakterit, e vlerave dhe e qëllimeve. Janë reflektim i momenteve që, kur përsëriten, bëhen bindje – shpesh edhe të pakapërcyeshme. Për ne, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, fjala është përgjegjësi. Është zotim. Është besë”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton Telegrafi.

Prandaj, ka shkruar ai, secili – veçanërisht ata me pushtet – duhet të jenë të përgjegjshëm për fjalët që thonë dhe për bindjet që mbjellin.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme