Kuvendi konstatoi dorëheqjet e ministrit Taravari dhe dy zëvendësministrave

Shpërndaje

Kuvendi sot e konstatoi dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari. U konstatuan gjithashtu dorëheqjet e zëvendësministrave në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Flakron Beqeti, dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, Elfet Ismaili, shkruan Zhurnal.mk.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska, sqaroi se sipas Rregullores së Kuvendit, ata kanë të drejtë të arsyetojnë dorëheqjen, por deri në fillimin e kësaj seance të 49-të nuk kishin kërkuar ta bëjnë këtë, pas së cilës u konstatuan dorëheqjet.

Më pas u propozua rendi i ditës së seancës, por pas një vërejtjeje procedurale nga Sashko Jançev nga partia E Majta, u dha një pauzë prej një ore.

Kërkesa për pauzë, siç sqaroi Jançev, ishte për shkak se shërbimet e Kuvendit dhe Sekretari i Përgjithshëm po injorojnë kërkesën e partisë E Majta për informata për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve në Kuvend, të paraqitura nominalisht për secilin deputet. Ai paralajmëroi se do të kërkojnë nga një orë pauzë në çdo seancë derisa të marrin informacionet e kërkuara.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme