LajmAnaliza e fundit: Shqiptarët i kanë rrënjët e thella në Maqedoni

Shpërndaje

Shkruan: Ramadan RAMADANI

Duke qenë se me këtë Lajmanalizë, të njëzetë, mbaron sezoni i këtij projekti gjashtëmujor në këtë shtëpi mediatike dhe në këtë format, më duhet që në fillim të ceki se krejt kjo u mundësua falë kontributit, përkushtimit, por edhe e sakrificës të Gazeta Lajm, botuesit, gazetarëve dhe stafit. Ashtu këto meritojnë edhe këtë përmendje publike dhe falinderim! Por, edhe duke qenë se kjo është LajmAnaliza e fundit, kështu dhe këtu, të tërheq vëmendjen se do ketë fjali të mëdha, të ngjajshme me porosi lamtumirëse edhe pse krejt kjo është vetëm një mirëupafshim!

Çdokush që ka ndjek skenën dhe lëvizjet politike te shqiptarët e Maqedonisë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare mund të ket ardhur në një konstatim se ka ra shumë poshtë pazari dhe hiseja politike, që punët shkojnë shumë avash ose se shqiptarët politikisht merren me gjëra të vogla duke i anashkaluar proceset e mëdha në këtë shtet. Dhe krejt këto nivele konstatimi të bëjnë pyetjen se nëse, kur dhe si do kthehet relevanca, pesha dhë rëndësia e politikës shqiptare në këtë shtet?! Sigurisht se ka shumë shpresë dhe se kjo do ndodhë, herët ose vonë. Ka një fjali njësoj e madhe, por e thënë më parë nga të tjerë shumë herë dhe e vërtetuar edhe më shumë herë se nuk ka maqedoni shtet pa shqiptarët!

Duke e përsëritur dhe nënvizuar këtë fjali duam ti shtojmë edhe dy fjali të mëdha tjera që njësoj e vërtetojnë se shumë shpejt shqiptarët do e kthejnë në binare këtë shtet.
E para është fjalia: shqiptarët i kanë rrënjët e thella këtu. Ato as nuk shkulen e as hiqen dhe kjo nuk ka ndodhë përkundër krejt orvatjeve në histori.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme