Një 49-vjeçar është mbytur mbrëmjen e djeshme në lumin Fan i Vogël.
Policia bën me dije se rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël.
Si pasojë ai ka humbur jetën.
“Materialet iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale”, njofton policia.

