Mexhiti për largimin e Taravarit nga Qeveria: Loja sapo ka filluar dhe do të luhet në terrenin e Frontit Europian

Shpërndaje

Izet Mexhiti nga VLEN sot ka folur për largimin e Arben Taravarit nga Qeveria.

Ai tha se “loja sapo ka filluar dhe se nuk do të përfundojë me largimin e Taravarit”, duke aluduar se do të ketë lëvizje të deputetëve nga Fronti Europian.

“Qeveria është stabile, punojmë për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, ne bregosemi për qytetarët, ata tjerët brengosen për Ahmetin. Por secili do të përgjigjet. Prioritet për ne janë qytetarët dhe votuesit tanë”.

“BDI në fillim anëtarësinë e mbanin me gënjeshtra që do të kthehen për një muaj, dy muaj, tani është rrena e radhës që do të kthehen së shpejti. Sa i përket deputetëve, loja nuk ka përfunduar, por ka filluar. Nëse dikush ka menduar se me largimin e Taravarit loja ka përfunduar, do të shohim në vijim se loja ka filluar dhe do të luhet në terrenin e Frontit Europian”, tha mes tjerash Mexhiti.

Pas largimit të Arben Taravarit nga Qeveria, ditëve të fundit janë shtuar akuzat në mes tij dhe liderëve tjerë të VLEN-it, Bilall Kasami, Izet Mexhiti dhe Zekirija Ibraimi.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme