Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informoi se dje, katër shtetas të RMV-së një nënë dhe tre fëmijë u evakuuan me një fluturim nga Tel Avivi për në Athinë.
Deri më sot, numri i përgjithshëm i qytetarëve nga vendi jonë të evakuuar ka arritur në 12, tetë nëpërmjet Egjiptit me një aeroplan qeveritar dhe katër nëpërmjet Athinës. Shumica e të evakuuarve janë fëmijë, shtatë nga një total prej 12 personash.
“Sipas informacionit nga misioni diplomatik dhe konsullor në Tel Aviv, dhe duke marrë parasysh armëpushimin në fuqi që nga 24 qershori dhe stabilizimin e situatës së sigurisë, qytetarët që fillimisht ishin përgatitur për evakuim emergjent aktualisht po e shtyjnë largimin e tyre.
Kufizimet që lidhen me konfliktin me Iranin janë hequr dhe shkollat, institucionet dhe dyqanet janë duke funksionuar përsëri”, njoftojnë nga MPJ-ja.