Kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari, i ka ndërprerë punimet pas kërkesës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
“Meqë nuk kemi emër nga subjekti më i madh, obligohem që ta ndërpres seancën. Për vazhdimin e seancës do të njoftoheni me kohë”, deklaroi Dehari.
Në fjalimin e tij, Kurti i kërkoi Deharit kohë shtesë për t’u konsultime lidhur me zgjedhjen e presidentit.

