Nga korriku, 55 euro më shumë për shërbyesit civilë – qeveria vendos sot

Shpërndaje

Gjatë mbledhjes së qeverisë të enjten, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pagat e shërbyesve civilë do të rriten edhe për 55 euro të tjera duke filluar nga korriku i vitit 2025, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se kjo është rritja e dytë për këtë kategori, pasi një rritje e parë me po të njëjtën shumë (55 euro) ka hyrë në fuqi që nga janari i këtij viti.

“Lajmi i tretë i mirë: pagat e shërbyesve publikë do të rriten dy herë nga 55 euro. Rritja e parë ka hyrë në fuqi nga janari i këtij viti, ndërsa rritja e dytë do të fillojë nga korriku. Sot do të marrim vendimin për mbulimin e kostos së kësaj rritjeje”.

“Pagat mujore për mbi 80 mijë zyrtarë do të jenë gjithsej 110 euro më të larta krahasuar me dhjetorin e vitit 2024”.

Kurti tha se gjatë kësaj mbledhjeje do të marrë edhe vendimin zyrtar për mbulimin e kostos që vjen nga kjo rritje pagash.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme