Një incident ka ndodhur në korridoret e Kuvendit mes liderit të partisë E Majta dhe deputetit Dimitar Apasiev dhe deputetit të VMRO-DPMNE-së, Petar Ristevski, raportoi “Lokalno”.
Sipas dëshmitarëve okularë, deputeti i VMRO-DPMNE-së i ka bërë vërejtje kryetarit të të Majtës për publikimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe ka filluar me fyerje personale, ndaj të cilave ka reaguar ashpër deputeti i të Majtës.
Siç mëson “Lokalno”, ka ndërhyrë edhe sigurimi i Kuvendit.