Pritet hapja e çerdhes në Tearcë

Shpërndaje

Çerdhja në fshatin Tearcë, e planifikuar të përfundonte në 2023, është vonuar për shkak të lëshimeve në ndërtim dhe pritjes së lejes nga Ministria. Ndërtimi nisi në 2021, ndërsa funksionimi pritej në 2023. Kryetari i komunës thotë se vonesat lidhen me investime shtesë dhe se presin vetëm miratimet për punësimet para hapjes.

“Këtë propozim sistematizimin e kemi dërguar te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale gjë që është miratuar. Këtë propozim e kemi dërguar tek Ministria Informatikës dhe Administratës dhe Ministria e Financave që nuk dyshojmë se do e kthen me një përgjigje pozitive. Është e plotësuar mbi bazën e kërkesave të dëshmuara për nevojat që ka çerdhja. Kërkesa jonë ka qenë rreth 70 punësime”, tha Nuhi Neziri.

Sipas Nezirit regjistrimet në çerdhe do të fillojnë pasi të përzgjidhet drejtori i ri.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme