Mesazh konkret dhe bojkot politik për Kosovën e Serbinë, po konsiderohet mosardhja Përfaqësues së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas në Kosovë dhe Serbi, gjatë turit të saj të vizitave në rajon. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analistë politikë thonë se mesazhet e BE-së me këtë përjashtim, duhet të merren seriozisht nga liderët kosovarë.
Vizitën e parë në Ballkanin Perëndimor si shefe e re e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas do ta nisë të hënën në Mal të Zi.
Pas shtetit fqinj i cili ka bërë më së shumti përparim në integrimin evropian, Kaja Kallas do të vazhdojë vizitën në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.
Por, ndonëse nuk do të jetë shumë larg Kosovës, në agjendën e saj të vizitave nuk është edhe Kosova e Serbia.
Në anën tjetër, profesori Hoxha përmend arsyet që mund të kenë ndikuar në mosardhjen e Kallasit në Kosovë e Serbi.
“Për Kosovën njëra prej arsyeve që mund të jetë është edhe fakti që Kosova është nën sanksione politike nga BE-ja. Kosova është me ato masat, ato janë sanksione që reflektojnë në agjendat politike prej zyrtarëve të lartë të BE-së, ndërsa për Serbinë është në disa agjenda tjera politike, me demostrata e presione të brendshme e që nuk ka shumë interes në BE”, ka theksuar Hoxha.
Para disa ditësh, Kallas vlerësoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur, derisa ka bërë të ditur se mund të shqyrtohen instrumente të tjera për të arritur normalizimin e marrëdhënieve.
Diplomatja estoneze ka marrë postin e krye-diplomates së BE-së edhe me premtimin se do të punojë për të përshpejtuar anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në bllokun evropian.