Qeveria do t’i rregullojë mediat online!

Shpërndaje

Mbi 20 institucione në Maqedoni për t’u mbrojtur kanë blerë antivirus rus. Këtë në intervistë për REL e njoftoi ministri për transformim digjital Stefan Andonovski.

“Është e saktë se një numër i madh institucionesh i vendosin të dhënat e qytetarëve në serverë për të cilët pastaj nuk kujdesen nëse janë të mbrojtur mjaftueshëm dhe ku i vendosin”, tha Stefan Andonovski.

Maqedonia është një nga pak vendet në botë që nuk ka ligj për siguri kibernetike.

“Mbrojtjen që e ofrojmë tani në hapësirën e kibernetikës është ad-hok. Nëse ndonjë institucion vendos vetë që të mbrohet, e bën këtë. Por ende nuk kemi obligim që të gjitha institucionet ta bëjnë atë dhe për shkak të asaj na ndodh ky jo harmonizim”, deklaroi Andonovski.

Ministria përpilon edhe ndryshime të Ligjit për media. Me të mediat online do të rregullohen sipas ligjit.

“Regjistri që do ta udhëheqë Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale dhe kushti për momentin sipas ligjit është një media të ketë të paktën 3 të punësuar që të regjistrohet në këtë regjistër dhe të ketë domein maqedonas dhe impresum”, tha ai.

Këto ndryshime ligjore duhet të miratohen deri në fund të këtij muaji.

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme