Qofsh VLEN e me nafakë!

Shpërndaje

Shkruan: Ramadan RAMADANI

Si çdo qytetar shqiptar mesatar që ndjek opinionin dhe brengoset për mbarëvajtjen e përfaqësimit politik edhe unë nuk mund të mos kem ndier mërzi, shqetësim e edhe pikëllim për ndodhitë e fundit në lidhje me ndarjen e ASH të Arben Taravarit nga koalicioni VLEN e tani edhe nga pjesmarrja në pushtetin ekzekutiv. Sigurisht që nga pozita e analistit nuk janë me rëndësi ndjenjat personale për këto ndodhi dhe këtë ndarje, por unë nëpërmjet kuptimit të tyre mundohem të kuptoj dhe sqaroj se pse kjo mërzi të jetë aq e madhe edhe te unë, por edhe mesatarisht te qytetarët shqiptarë tjerë në këtë shtet:

  1. Dëmtimi i përfaqësimit politik shqiptarë. Me këtë ndarje dëmtohet përfaqësimi politik shqiptar i cili tani për një kohë do mbetet i ndarë në tre-katër pjesë ndonëse gjatë kohë, para dhe pas zgjedhjeve parlamentare ishte grumbulluar në dy: pjesmarrësit shqiptar në frontin multietnik të udhëhequr nga BDI dhe koalicioni politik shqiptar VLEN.
  2. Shfaqja e problemit të legjitimitetit të përfaqësimit aktual shqiptar në kuvend e edhe në qeveri pasi gjithë ato mbi njëqind mijë vota shqiptare kanë qenë kryesisht për çlirimin e shqiptarëve nga BDI dhe jo për ndonjë grupim në veçanti. Andaj deputetët, kryetarët e edhe funksionarët kanë marrë legjitimitetin vetëm në saje të kësaj dhe tani krejt do duhet të mbeten, janë dhe vazhdojnë vetëm në VLEN. Krerët e VLEN e kanë ndier këtë gjë që me kohë përshpejtuan bashkimin e tyre në një subjekt politik të vetëm.
  3. Zvogëlimi i efikasitetit të pushtetit ekzekutiv. Kjo pasi në krejt zbrazëtirat ende të pambushura të caktimit të kuadrove qeveritar edhe dhjetë muaj pas formimit të së njëjtës do paraqiten vende të tjera të zbrazura nga ikja e ASH-së nga VLEN.
  4. Vazhdimi i trendit të mosmarrjes në përgjegjësi të kryetarëve të opcioneve politike për keqvajtjen e procesit politik. Te shqiptarët gjatë kohë ishte praktikë që krejt i kanë fajet e askush nuk përgjigjet nga kryetarët. Domethënë që si në ndonjë fatkeqsi të komunikacionit aspak të mos shqyrtohen veprimet dhe vendimet e mu vozitësit të automjetit?! Rruga e keqe, automjeti i dobët, ai përballë i kishte fajet ama mos pyetni çka bënë shoferët?!
  5. Shtimi i joproporcionalitetit të përfaqësimit politik në dëm të atij shqiptar. Ashtu siç e kemi mat dhe përcjellë në lajmanaliza të tjera populli mezi shumicë prej 53% kishte pushtet deri në 90%. Tash ky disproporcionalitet mund edhe të shtohet në dëm të shqiptarëve dhe shqiptarët e më shumë se 30% të kenë më pak se 10% pushtet dhe pjesmarrje në ekzekutiv!

Sikur që pozita e analistit nuk është pozitë prej nga ku i tregonë mërzitë dhe ndjenjat personale ashtu nuk është pozitë nga ku mbahen qëndrime dhe ofrohen zgjidhje të problemeve. Por ekzistojnë rregulla të përgjithshme logjike dhe politike se problemet që vijnë nga papuna zgjidhen me punë, ato që vijnë nga pavendosshmëria zgjidhen me vendime dhe ato nga zvogëlimi i përfaqësimit me shtimin e përfshirjes. Nëse VLEN shkon ka këto solucione dhe shton punën, vendimet dhe përfshirjen atëherë ky largim i ASH nuk do e dëmton as ato as krejt ndryshimin dhe çlirimin shqiptar të udhëhequr nga ata. Çlirim ky i shqiptarëve nga xhemati BDI që do kryhet në zgjedhjet lokale, siç edhe vet e kanë theksuar disa herë. VLEN prej krejt kësaj mund të dale si personazhi i barcoletës së njohur që kur kishte fituar diçka të madhe dhe në dhënien e sipër të lajmit ishin tronditë dhe larguar mu ata me të cilët do duhej të ndante ato të mira dhe kishte thënë: kur ec ec!  Në shqip dhe tek shqiptarët këto fjalë të urta janë të njohura me qofsh i vogël e me nafakë dhe me kur të vjen e mira vetëm çelja derën! Por, për të ndodhë këto nuk mjafton vetëm të jesh shqiptar të dish shqipen dhe ti kuptosh, por si në çdo gjë tjetër në këtë dynja duhet me pas guxim dhe dije e nafaka vjen e fati të ec mbarë!

Lajmet e fundit

Lajme të ngjajshme